Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka hedhur akuza ndaj opozitës, pasi kjo e fundit e kundërshtoi propozimin për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, kërkesë kjo e parashtruar nga kryeministri Albin Kurti.
Haxhiu, nëpërmjet ‘Facebook’-ut, ka thënë se nuk uron që të mos kenë reagime të ngjashme ndaj Ligjit për konfiskim të pasurisë së paluajtshme.
“Uroj që për projektligjin e radhës për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshne të mos kemi reagime të tilla nga opozita”, ka shkruar ajo.
Sidoqoftë, seanca për votimin e ndryshimit të Ligjit të Përgjithshëm është paralajmëruar nga ora 21:30 dhe pritet të fillojë nga momenti në moment.