Site icon Prishtinapress

Albright: Jam e gatshme të regjistrohem si myslimane

Ish-sekretarja e Shtetit, Madeleine Albright ka thënë se është e përgatitur që të regjistrohet si një myslimane, në shenjë solidarizimi me ata që praktikojnë fenë në Amerikën e Donald Trumpit.

Kjo deklaratë, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, pason pas raportimeve se presidenti i ri i SHBA-ve, Donald Trump, është duke planifikuar që të ndërmarrë veprime ekzekutive që ndikojnë tek emigrantët në SHBA.

Ish-sekretarja e Shtetit ka shkruar në Twitter: “U rrita si katolike, u bëra peshkopate dhe kuptova më vonë se familja ime ishte hebreje. Tani jam gati për tu regjistruar si myslimane për #solidaritet”.

Kjo vjen pas raporteve se Presidenti Trump është gati për të nënshkruar urdhra ekzekutive, duke përfshirë një ndalim të përkohshëm për shumicën e refugjatëve dhe pezullimin e vizave për shtetasit e huaj nga shtatë vende kryesisht myslimane.

Zonja Albright ka thënë edhe më parë se ajo do të qëndrojë në solidaritet me myslimanët në qoftë se Donald Trump i detyron ata që të regjistrohen.

Exit mobile version