Site icon Prishtinapress

Albin Kurti publikon fotografi ku shihen Hashim Thaçi dhe Agim Veliu së bashku

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka publikuar fotografi të ceremonisë së festimit të vitit të ri hebraik.

Në postimin e tij, Kurti ka publikuar fjalimin e tij gjatë kësaj ceremonie, që u mbajtë mbrëmë.

Por, një detaj interesant në fotografitë e publikuara nga Kurti, është përshëndetja në këtë ceremoni mes presidentit Hashim Thaçi dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliu.

Nuk dihet a është bërë një gjë e tillë me qëllim nga ana e Kurtit, por që të dy këta edhe Thaçi dhe Veliu, janë kundërshtarët më të mëdhenj politik të Kurtit.

Me presidentin Thaçi, raportet e Kurtit janë të acaruara qysh në fillimet e karrierës së tij politike.

Ndër me ministrin e Punëve të Brendshme, Agim Veliu, gjërat kanë ndryshuar në momentin kur Kurti në pozitën e kryeministrit e shkarkoi nga pozita e numrit një të MPB-së.

 

Exit mobile version