3.6 C
New York
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

“Albin bre marre po na vjen, ç’janë këto punësime nipash e mbesash”, reagon aktori i njohur

Aktori i njohur Çun Lajçi, ka reaguar për punësimet që po ndodhin në Qeverinë Kurti II. Ai i ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti që t’i ndalojë punësimet duke thënë se po i vjen marre me punësimet e nipave dhe mbesave.

“Ndalu burr, se as n’dasma nuk thirrën veç familiarët”, ka shkruar ai ndër të tjera.

Reagimi i tij i plotë:

Albin bre

Nanë-nanë, veç mbuloi vegët pak, se marre po na vjen neve “djemve tu” që s’i kursyem do vota!

Ç’janë këto punësime nipash e mbesash?

A s’po gjenë kurbana n’vathat e koishive, që je turrë veç n’vathën tande a?

Ndalu burr, se as n’dasma nuk thirrën veç familiarët!

Qellon me qenë edhe ndonji i katundit tjetër! Bile bile, edhe bajraktar e bajnë!

Unë veç për teatër po t’them, se njimi herë ma ekspert se qajo Shkurta e juve jam unë vet, (edhe pse nuk ua dua postet pa ma rjep lëkurën)!

E mos t’flasim për Enverin, Fadilin, Agimin, Bislimin… eh edhe sa e sa janë!

Tash na s’mundim me leh veç për ty, për mu ba dikushi e diçka n’zinxhirin tand!

Ndalu burr, se je tue vllaqitë e çkyhen b…t e n’fund t’livadhit mbetësh edhe pa pantolla!

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles