Site icon Prishtinapress

Alarmon profesori i njohur: Deri në vitin 2021 në Kosovë do të mbeten më pak se një milion banorë

Profesori Binak Maxharraj, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se rinia e Kosovës nuk zgjedhin mjete për t`u larguar nga Kosova, shumë prej tyre që detyrohen të marrin edhe pasaportë serbe vetëm që të ikin nga Kosova, pasi që e kanë humbur shpresën.

“Populli e sidomos rinia e ka humbur shpresën në skajshmëri sepse, ani pse më diploma nuk mund të punësohen, nuk ka mundësi ta këtë bile një punë sa për jetesë minimale dhe detyrohen të ikin si ne kohën e turkut, si ne kohën e serbit. Ka shumë asi që detyrohen të marrin edhe pasaportë serbe vetëm të ikin. Nuk zgjedhin mjetet për tu largu nga Kosova në të cilën iu është gërditë jeta. Këtë më së miri e tregon që vetëm për pesë vitet e fundit Kosovën e lëshuan mbi 180 mijë veta, bile ka edhe shumë asish që shkojnë nga zori edhe me pasaporta të huaj, sidomos serbe. Thuhet së vetëm pas çlirimit 40 mijë veta janë pasisë me pasaporta serbe, kurse afër 350 mijë veta kërkojnë të ikin nga Kosova. Dhe kështu Kosova po tkurret, po zvogëlohet”, është shprehur profesori.

Për më tepër, Maxharraj, ka thënë për “Bota sot” se strukturat të cilat e kanë kapur shtetin kanë bërë çdo gjë për të plaçkitur shtetin

“Pra strukturat që e kapën shtetin që nga pas lufta nuk banë asgjë për popullin dhe rinin, por bënë çdo gjë për vete duke vjedhë, duke plaçkitë shtetin të cilët u pasuruan për tej mase, u bënë milionerë brenda natës. Dhe të tillëve as palla nuk u hanë për skamjen e popullit dhe rinin qe po ikë dita-ditës. Ikja është bërë apoteozë e këtyre viteve dhe diteve, për çdo dite ata ikin me autobus me lot në sy për të marr botën, për të ikë nga këto falanga që e kanë kapë shtetin”, ka potencuar Maxharraj për “Bota sot”.

Gjithashtu, profesori ka paralajmëruar se deri në në regjistrimin e 2021-shës Kosova do të këtë më pak se 1 milion banor.

“Mafia politike e korruptuar interesohet vetëm për punësimet partiake, për punësimet familjare. Nepotizmi e ka mbërritur kulimin deri në shpërthim. Përderisa këto fallanga të pushtetit nuk hiqen nga shteti, nga Kosova edhe me shumë do të ikin, dhe është afër mëndësh se për disa vite, pra në regjistrimin e 2021-shës Kosova do të këtë më pak se 1 milion banor. Kjo është e tmerrshme. Kjo është ajo që e dëshirojnë këta pushtetar për të mos pas telashe, dhe për të vazhduar jetën e tyre pa brenga dhe krejt këtë në “emër të luftës”. Mos të çirren për ndonjë liberalizim të vizave, sepse Kosova nuk ka nevojë për të, sepse ajo pothuajse veç është zbrazë”, ka theksuar Maxharraj për “Bota sot”.

Exit mobile version