Një i burgosur në Strangeways është bërë i burgosuri i parë që ka provuar pozitivisht për coronavirus në Mbretërinë e Bashkuar.
Sipas medieve britanike, përcjell Telegrafi, ai po trajtohet në spital, konfirmoi Ministria e Drejtësisë.
“Ekziston një rast i konfirmuar i coronavirusit (Covid-19) në HMP Manchester”.
“Asnjë staf tjetër i burgut ose të burgosur nuk kanë testuar pozitivisht dhe ne po ndjekim udhëzimet e Shëndetit Publik në Angli për të minimizuar rrezikun e infeksionit të mëtejshëm”, është thënë më tej në deklaratë.
Ndërkohë një zëdhënës i Shërbimit të Burgjeve tha: “Një oficer burgu në HMP High Down ka dalë pozitiv në testet për Covid-19 dhe është duke u izoluar në shtëpi. Asnjë personel tjetër dhe asnjë i burgosur nuk ka dalë pozitiv në test. Burgu po funksionon si zakonisht dhe stafi ynë i përkushtuar i burgut po merr të gjitha masat e nevojshme për të parandaluar përhapjen e virusit, në përputhje me udhëzimet PHE”.