“Alarmi” i Krasniqit: Mos miratimi i Ligjit për Rimëkëmbje ekonomike e shkatërron sektorin privat, paralajmëron ulje të pagave në sektorin publik

0
16

Zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi në një deklaratë për Gazeta Blic tregoi për hapat që do të ndërmerren pasi që Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike nuk u miratua nga Kuvendi i Kosovës.

“Nuk besoj që kemi nevojë me dërgu më projektligjin në Kuvend, nëse ka nevojë e bëjmë si kërkesë por nuk e di duhet me shiqu si procedurë”, deklaroi Krasniqi për Gazeta Blic.

Krasniqi tha se nëse nuk votohet Projektligji deri vitin tjetër, nuk do të mund të ndohmohet sektori privat. E, kjo sipas tij, do të sjellë edhe rënie të ekonomisë, ai madje sugjeroi se vitin tjetër do rishikohen edhe pagat.

“Ne mundmi me i ndërmarrë disa hapa në sektorin publik, por deri vitin e ardhshëm sektorin privat nuk mundemi me e ndihmu. Çka kemi planifiku me i ndihmu sektorit privat nuk kemi me mujt me i lëshu ato ndihma. Kjo nënkupton se sektori privat nuk do të ketë ndihmë, do të ketë ramje ekonomike e më pak të hyra. Unë sugjeroj që vitin tjetër nuk kemi me pas qare pa i rishiku komplet shpenzimet publike duke i përfshirë edhe pagat“, shtoi Krasniqi.

Rënia ekonomike mund të bëhet dyshifrore tha Krasniqi.

Ai madje shtoi se në kuvend po e mashtrojnë opinionin publik kur po flasin për rritje pagash në sektorin publik, sepse nuk mundet ta bëjnë këtë duke e shkatërruar sektorin privat.

Patjetër duhet me u votu projekligji, nuk mundemi ndryshe me i shpenzu mjetet që me shku tek sektori privat. Nëse nuk shkojnë këto para te sektori privat, e pamë ramja ekonomike e planifikune para 3-4 mujve por ecke programi ishte 2.3 tash 1.5-1.6, nëse edhe kjo nuk ndodhë në shtator apo tetor, rënia ekonomike mundet me u ba dyshifrore që nënkupton më pak të hyra. Në kuvend po flasin për rritje pagash në shëndetësi e arsim, por është mashtrim ndaj njerëzve sepse nuk mundet me rrit paga e me e rrit mirëqenien në sektorin publik tu e shkatërru sektorin privat“, përfundoi Kransiqi.