19.6 C
New York
Thursday, October 31, 2024

Buy now

spot_img

Akterët do të mblidhen në Deçan për rrugën drejt Plavës

Punimet për rrugën Deçan-Plavë gjatë kësaj jave kanë përplasur autoritetet qendrore në Prishtinë dhe ato lokale në Deçan.

Ndërsa kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti kërkonte që të pezulloheshin punimet në zonën e mbrojtur në afërsi të manastirit të Deçanit, kryetari i kësaj komune, Bashkim Ramosaj insistonte që punimet të vazhdonin.

E pas një takimi që zhvilluan, të dyja palët u dakorduan që punimet të ndërpriten për një kohë. E përkundër kësaj ndërprerje, Ramosaj beson që shpejt do nisin punimet e kësaj rruge.

Kreu i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj për KosovaPress ka thënë se ka disponim që të gjendet një zgjidhje e pranueshme për të gjithë.

Ramosaj thotë se përmes realizimit të këtij projekti do t’i kthehet jeta qytetit të cilin ai e udhëheqë.

Ai tha se më datën 27 gusht do të zhvillojnë një takim me të gjithë akterët e përfshirë dhe se i njëjti do të realizohet në Deçan ku do jepen të gjitha sqarimet rreth këtij projekti që nxiti reagimin e të gjithëve.

“Disponimi i të gjithëve është të gjendet një rrugë (zgjidhje) e përbashkët, e pranueshme për të gjithë. Ne jemi peng i shumë marrëveshjeve, i shumë ligjeve,…. Në këtë qytet do të jetojmë bashkë dhe nga manastiri gjithmonë kam kërkuar që t’i respektojë nevojat e qytetarëve të komunës së Deçanit, dhe po ashtu edhe unë si kryetar jam i gatshëm t’i respektoj dhe t’i mbroj edhe nevojat dhe interesat e manastirit. Unë jam i bindur që do fillojnë (punimet e rrugës)…”, theksoi ai.

Se rruga do të kryhet e thotë edhe ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i cili vlerëson se nuk duhet të krijohen tema politike dhe artificiale rreth kësaj rruge e cila do të sjellë vetëm të mira.

Edhe qytetarët e kësaj ane shprehën të revoltuar për ndalimin e punimeve në këtë pjesë.

Ata thonë se ndërtimi i kësaj rruge është jetike për ta, prandaj paralajmërojnë edhe protesta nëse nuk rregullohet kjo çështje.

Jeton Shala i cili është banor i kësaj zone, thotë se rruga Deçan-Plavë është e rëndësishme për ta, prandaj thotë se punimet sa më parë duhet të rifillojnë.

Ai paralajmëron edhe protesta nëse nuk do vazhdojnë punimet për asfaltimin e kësaj rruge.

“…Neve na duhet patjetër (rruga) është jetike për ne, jemi banorë të këtij vendi dhe mendojmë të kthehemi patjetër, duhet të vazhdojnë punimet….ne do të organizojmë protesta dhe me çka do që të jetë e nevojshme”, tha ai.

Për Met Kajtazin ndërprerja e punimeve në këtë anë është jo e duhur. Ai thotë se rregullimi kësaj rruge ua lehtëson qarkullimin.

“Jo në rregull sepse është një rrugë që i lidh të gjithë rajonin e Deçanit me komunën e me të gjitha…E lehtëson qind për qind lëvizjen”, tha ai.

Ndryshe, për ndaljen e punimeve në rrugën brenda zonës së mbrojtur të Deçanit pati reagime të shumta.

Gjithçka nisi pas reagimit të patriarkut të manastirit të Deçanit, Sava Janiq, e që u pasua edhe me reagime edhe nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiq. /kp

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles