10.9 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Aktakuzë ndaj nëntë zyrtarëve doganor, i shkaktuan 3 milionë euro dëme shtetit duke lejuar kalimin e duhanit pa akcizë në kufi

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj nëntë zyrtarëve doganor për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, marrja e ryshfetit, kontrabandimi i mallrave, shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore, tregtia e ndaluar.

Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për medie, ku thuhet se aktakuza është ngritur ndaj të pandehurve B.M., D.H., I.B., H.D., D.Z., J.B., M.V., A.O. dhe D.K., nën dyshimin e bazuar mirë se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “marrja e ryshfetit”.

Po ashtu, kundër të pandehurve V.S., V.S., M.A. dhe L.R., nën dyshimin e bazuar mirë se të njëjtit kanë kryer veprat penale “kontrabandimi i mallrave”, “shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore” dhe “tregtia e ndaluar.

Sipas aktakuzës, të pandehurit B.M., D.H., I.B., H.D., D.Z., J.B., M.V., A.O. dhe D.K., në periudhën kohore 07 mars 2018 – 21 maj 2019, në pikë-kalimin kufitar në Vërmicë – Komuna e Prizrenit, në bashkëkryerje, në cilësinë e personave zyrtar – si zyrtar doganor, gjashtëdhjetekatër (64) herë ua sigurojnë të pandehurve V.S., V.S., M.A. dhe L.R., kalim të automjeteve të ngarkuar me duhan të grirë-refuz.

“Duhani ishte në sasi të përgjithshme prej tetëdhjetë mijë (80.000) kilogram, filtër për cigare “Grande” – një milion e treqind mijë (1.300.000) copë, Filtër për cigare “Gentleman” – katërqind mijë (400.000) copë, letër duhani, filtra për cigare, cigare pa banderolë të markës “Marlboro’’ dhe ”Ëest’’, të gjitha nga Republika e Shqipërisë në Republikën e Kosovës, duke i shkaktuar dëm material buxhetit të Republikës së Kosovës në vlerën e taksës së akcizës, taksës së doganës dhe TVSH-së së papaguar – rreth tre (3) milion euro”, thuhet në komunikatë.

Ndërsa, të pandehurit V.S., V.S., M.A. dhe L.R. akuzohen se në periudhën kohore 07 mars 2018 – 21 maj 2019, në pikë-kalimin kufitar në Vërmicë – Komuna e Prizrenit, në bashkëkryerje, pa leje përkatëse shmangin kontrollin doganor dhe kalojnë vijën kufitare duke bartur duhan të grirë – refuz në sasi të përgjithshme prej tetëdhjetë mijë (80.000) kilogram, Filtër për cigare “Grande” – një milion e treqind mijë (1.300.000) copë, filtër për cigare “Gentleman” – katërqind mijë (400.000) copë, letër duhani, filtra për cigare, cigare pa banderolë të markës “Marlboro’’ dhe ”Ëest’’, të gjitha nga Republika e Shqipërisë në Republikën e Kosovës, me ç’rast kanë kryer veprat penale kontrabandimi i mallrave, shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore dhe tregtia e ndaluar, duke e dëmtuar buxhetin e Republikës së Kosovës në vlerë prej rreth tre (3) milion euro.

Prokurori i çështjes, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës, që të akuzuarit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles