13 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Aktakuzë ndaj deputetit për gjuajtje me armë dhe një personi tjetër për armëmbajtje pa leje

Prokuroria e Prizrenit ka ngritur aktakuzë ndaj deputetit të Kuvendit të Kosovës, Rasim Demiri për përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm.

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, njoftoi se ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve me inicialet M.P., dhe R.D., për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll, ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Sipas aktakuzës, i pandehuri M.P., më 30.03.2020 rreth orës 16:00 në fshatin Pouskë – Komuna e Prizrenit,  posedonte armë zjarri pushkë gjysmë – automatike dhe 19 fishekë të kalibrit të panjohur, në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armët.

Po ashtu, i pandehuri M.P, me datë, kohë dhe vend të njëjtë ka përdorur armë zjarri pushkën gjysmë – automatike në një shenjëtore të improvizuar në fshatin Pouskë, i  shoqëruar me të pandehurin R.D., në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armët.

Ndërsa, i pandehuri R.D., me datë, kohë dhe vend të njëjtë përdorë armë zjarri pushkën gjysmë – automatike në një shenjëtore të improvizuar në fshatin Pouskë, shoqëruar me të pandehurin M.P., në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armët.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të akuzuarit të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit, për veprat penale të cilat u vihen në barrë.​

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles