-2.8 C
New York
Sunday, December 22, 2024

Buy now

spot_img

Aktakuzat e Speciales ngrihen në qershor

Dje edhe zyrtarisht janë emëruar 19 gjykatësit e Gjykatës Speciale për Kosovën, e cila pritet t’i hetojë krimet e supozuara të UÇK-së.

Tani akuzat e para pritet të ngrihen brenda katër muajve.

Presidentja e Speciales, Ekaterina Trendafilova, është zotuar për administrim të drejtësisë në mënyrë të drejtë dhe efikase

Shefja e misionit të EULEX-it në Kosovë, Alexandra Papadopoulo, ka emëruar dje edhe zyrtarisht 19 gjykatës në regjistrin e gjykatësve ndërkombëtarë të Dhomave të Specializuara.

Këto emërime Papadopoulo i ka bërë në bazë të rekomandimeve të Komisionit Përzgjedhës të Pavarur. Aty përfshihen posti i nënkryetarit dhe postet e katër gjykatësve të Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese.

Gjykatësit e emëruar do të jenë fizikisht të pranishëm në selinë e Dhomave të Specializuara vetëm me kërkesë të kryetarit për ushtrimin e detyrave që diktojnë praninë e tyre. Kryetarja e Speciales, Ekaterina Trendafilova, me këtë rast ka thënë se secili prej gjykatësve do të japë një kontribut të shquar në realizimin e mandatit në administrimin e drejtësisë në mënyrë të drejtë dhe efikase. /Zëri/PrishtinaPress.eu

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles