Site icon Prishtinapress

Aktakuza i është konfirmuar, besoj sot gjatë ditës dërgohet në Hagë, flet avokati i Jakup Krasniqit

Avokati mbrojtës i Jakup Krasniqit, Valon Hasani, deklaron se aktakuza e Speciales është konfirmuar si dhe paralajmëron transformimin e Jakup Krasniqit në Hagë.

“Krejt çfarë mund të konfirmoj është që ka një bastisje… Aktakuza e cila është konfirmuar, tash duhet të transferohet zotëri Krasniqi në Hagë, besoj gjatë ditës së sotme”, ka deklaruar Hasani për KP.

Ndërkohë që pjesëtarët e EULEX-it po qëndrojnë në oborrin e familjes Krasniqi edhe në fshatin Negroc të Komunës së Drenasit, që është edhe vendlindja e Jakup Krasniqit, shtëpia e të cilit po bastiset edhe në Prishtinë.

Ndërkohë në shtëpinë e tij në fshat nuk ka bastisje, meqë po priten anëtarët e familjes.

Exit mobile version