Site icon Prishtinapress

Aksioni i sotëm i policisë, ndalohen shtatë persona për fajde

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria Kundër Krimeve Ekonomike, gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një operacion të gjerë në disa lokacione në Prishtinë.

Gjatë këtij aksioni policia ka ndaluar shtatë persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale si fajde, shantazhe etje.

Këtë për Telegrafin e ka konfirmuar kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Imer Beka.

“Janë ndaluar 7 persona për fajde nga ana e Policisë së Kosovës. Detaje tjera ende nuk i dimë pasi që prokurori i rastit ende është në seancë lidhur me këtë rast”, ka thënë Beka.

Ndryshe Policia e Kosovës, ende nuk ka dhënë detaje lidhur me këtë aksion të cilin e ka ndërmarr sot.

Exit mobile version