Zyrtari i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Arlind Manxhuka ka reaguar pas bastisjes së EULEX-it në Zyrat e OVL-UÇK-së në Prishtinë.
“Ata që e sollën ‘Specialen’ e ‘Zajednicën’ nuk mund ta mbrojnë UÇK-në”, ka shkruar ai.

Ndryshe, Njësitë Speciale të Misionit Ndërkombëtar të EULEX-it kanë arrestuar gjatë ditës së sotme, kryetarin e OVL-së, Hysni Gucatin.

Ai është dërguar menjëherë për në Hagë, ku do të merret në pyetje nga Gjykata Speciale.
