Site icon Prishtinapress

Aksion i policisë në veri, arrestohen dy persona të dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Forca speciale të Policisë së Kosovës kanë ndërmarrë sot në orët e hershme të mëngjesit një aksion në veri të vendit me ç’rast ka arrestuar dy persona dhe një tjetër është në kërkim.

Operacioni është kryer me urdhër të Gjykatës Speciale dhe dyshohet se personat e arrestuar janë përfshirë në vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani. Kelani tha se personi i arrestuar është me inicialet R.B. ndërkohë tek i arrestuari i dytë policia ka gjetur edhe një armë.

“Mund të konfirmojmë se sot ne orët e hershme të mëngjesit, në Veri të Mitrovicës Policia e Kosovës ka realizuar një operacion policor i cili ndërlidhet me rastin e vrasjes së z. O. Ivanoviq.

Ky operacion policor është realizuar në bazë të urdhëresës për kontroll të lëshuar nga Gjykata Themelore , Departamenti Special, i cili ka rezultuar me arrestimin e një personi te dyshuar m/k/s zyrtar policor ( R. B. ) i përfshirë në urdhër kontroll, përderisa i dyshuari tjetër po ashtu pjesëtar policor m/k/s mbetet ne kërkim.

Gjate operacionit policor është arrestuar edhe një person tjetër i dyshuar tek i cili është gjetur një arme. Ne këtë operacion janë gjetur dhe konfiskuar edhe dy armë të tjera dhe municion. Për detaje tjera do te njoftoheni ne vijim”, ka thënë Kelani.

Ndryshe, mbi 100 policë kanë marrë pjesë në këtë aksion.

Exit mobile version