Site icon Prishtinapress

Aksident trafiku mes pesë veturave në magjistralen Prishtinë – Pejë, humb jetën një person

Një person ka humbur jetën në një aksident trafiku që ka ndodhur sot në magjistralen Prishtinë – Pejë, dhe nëntë tjerë kanë mbetur të lënduar.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj konfirmoi për Telegrafin se në aksident janë përfshirë pesë vetura.

“Sot me datë 04.03.2021 rreth orës 14.00, stacioni policor në Malishevë, ka pranuar informatë për aksident trafikut, i cili kishte ndodhur në rrugën magjistrale Prishtinë- Pejë përkatësisht në hyrje të fshatit Kijevë. Në këtë aksident janë përfshirë pesë automjete civile. Si pasojë e këtij aksidenti një person ( drejtuesi) i një automjeti ka humbur jetën, kurse nëntë  persona tjerë kanë pësuar lëndime trupore të rënda apo të lehta”, tha ai.

Gjurkaj theksoi se në vend ngjarje ka dalë policia, njësia e zjarrfikësve dhe autoambulanca.

Exit mobile version