6.3 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

spot_img

AKR do ta mbështesë rrëzimin e Qeverisë Hoti

Aleanca Kosova e Re ka njoftuar se do ta mbështesë rrëzimin e Qeverisë Hoti.

Kështu ka bërë të ditur Naim Murseli, këshilltar i kryetarit të AKR-së, Behgjet Pacolli.

“Vetëm një opozitë e bashkuar mund të hapë rrugë zgjedhjeve të reja në Kosovë. Kjo qeveri tani ka humbur besueshmërinë e saj dhe qytetarët po presin me padurim një të re për të marrë detyrën. Në këtë situatë asnjë President i ri nuk do të mund të zgjidhet pa vullnetin e opozitës. AKR do të mbështesë rrëzimin e kësaj qeverie”, ka shkruar ai në Facebook.

AKR në Kuvendin e Kosovës ka dy deputetë, Behgjet Pacollin dhe Mirlinda Sopin.

Ndryshe, partia në opozitë Lëvizja Vetëvendosje tash e sa kohë ka kërkuar mbështetje për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Hoti, deri tani LVV ka vetëm nënshkrimet e Grupit Parlamentar të tyre.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles