13 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Ajri në Prishtinë arrin rekordin e ndotjes, IKSHP këshillon të dilet me maska

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, si Institucioni më i lartë shëndetësor, shkencor dhe profesional, në vazhdimësi hulumton ndikimin e faktorëve mjedisorë në shëndetin e popullatës, propozon dhe merr vendime profesionale dhe u rekomandon institucioneve kompetente eliminimin e mangësive të zbuluara dhe ndikimin e tyre të dëmshëm në shëndet.

Njëherazi, IKSHP thotë se janë të obliguar të informojmë popullatën me shkaqet e ndotjes së ajrit i cili mund të kërcënojë shëndetin.

Përmes një njoftimi të publikuar gjatë këtij muaji, IKSHP thotë se në sezonin e dimrit, qyteti i Prishtinës është zhytur në smog që paraqet ndotje të kombinuar të ajrit me gazra dhe aerosole, i cili vërehet gjithandej.

Ky Institut, në njoftimin e botuar më 8 janar, kur vlerat maksimale të ndotjes së ajrit kishin mbërritur në 360 PQI, thoshte se “vlerat e PM2.5 janë disa herë jashtë normales”, ndërsa sonte këto vlera kanë arritur në rekord 431 AQI, që do të thotë se ajri është edhe më i ndotur.

Maksimalja e ajrit të ndotur deri më tash ka qenë 406 AQI, mirëpo në matjet që janë bërë sonte në orën 21:00 këto vlera kanë shkuar në rekord 431 AQI, shkruan lajmi.net.

Prishtina bazuar në këto të dhëna është në vendin e parë në botë me ajrin e ndotur, duke lënë pas vetes edhe Indinë, Pakistanin, Bangladeshin e vende të tjera që  zakonisht i prijnë listës së vendeve me ajrin më të ndotur.

Këto të dhëna janë  marrë nga Qendra për matjen e cilësisë së ajrit e vendosur nga Ambasada Amerikane.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles