Site icon Prishtinapress

Ajo çka bën ky 90-vjeçar nga Drenica, do t’ju habis (FOTO)

Vitet e kanë rënduar, por jo aq sa ta pengojnë nga aktivitetet e përditshme. Salih Salihu ndonëse bart gati njē shekull mbi supe, nuk i është dorëzuar aspak pleqërisë.

Plaku nga Tica e Skenderajt, që vitin e ardhshëm mbush 90 vjet, së fundmi është parë duke kryer punë jo fort të zakonshme për moshën e tij.

Ai sikur që tregojnë këto foto të siguruara nga Magazina.al, është ngjitur në pemë edhe po e krasit atë.

Në moshën e tij të tjerët, as që lëvizin nga shtrati kurse baci Salih, kryen punë bujqësore nga më të rëndat.

Exit mobile version