Site icon Prishtinapress

Ajet Koshtova, bashkëluftëtar i Azem Galicës, ikonë e përpjekjeve për lirinë e Kosovës

Historikisht populli ynë ka bërë luftëra të drejta dhe çlirimtare. Populli ynë kurrë nuk i pushtojë trojet e huaja, por i mbrojti trojet e veta të lashta, nuk i nënshtroi popujt e tjerë por as kurrë nuk u pajtua të jetojë i nënshtruar. Ne asnjëherë nuk e zgjodhëm luftën por gjithmonë na u imponua nga të tjerët, nga pushtuesit.

Një ndër format më të përshtatshme të kohës, ishte Lëvizja kaçake që zë fill nën sundimin e Perandorisë osmane por kulmoi në kohën e Azem Galicës (1915 – 1924) i cili bashkë me Shotën dhe çetat e veta kreshnike fitoi mbi 60 beteja kundër tri perandorive pushtuese.

Një ndër bashkëluftëtarët e devotshëm të Azem Galicës ishte edhe Ajet Koshtova i cili ishte dora e djathtë e Azemit.

Ajet Koshtova sot kujtohet si ikonë e përpjekjeve për lirinë e Kosovës. Ishte njëri prej bashkëluftëtarëve më besnikë të Azem Bejtë Galicës, trim i paepur, dhe luftëtar i orëve të para për çlirimin e Kosovës. Sigurisht emri i tij mbetet i skalitur edhe në historinë e Kosovës, si njeri shembull dhe frymëzim për të gjithë ne./PrishtinaPress.eu

Ajet Koshtova siç edhe mund ta shihni është ulur me numër 9.

 

Exit mobile version