Site icon Prishtinapress

Aida Dërguti mbetet nënkryetare e Kuvendit

Kuvendi i Kosovës është duke mbajtur sot seancën e rradhës plenare.
Në rend dite të kësaj seance për votim u vendos propozimi i Vetëvendosjes për shkarkimin e nënkryetares së Kuvendit nga rradhët e PSD-së, Aida Dërgutit, raporton lajmi.net.

Me 17 vota vota pro, 26 kundër dhe 48 abstenime, nuk është miratuar ky propozim i Vetëvendosjes.

Propozimi në fjalë u hodh në votim dy herë, për shkak se edhe pse ishin mbi 90 deputetë në sallë,  vota ishin më pak se 80.

Aida Dërguti vazhdon të mbetet nënkryetare e Kuvendit

Exit mobile version