Site icon Prishtinapress

Ahmeti tregon rregullat që duhet ndjekur secili udhëtarë në autobusët urban

Nga nesër fillon faza e dytë e lehtësimit të masave të ndërmarra në kuadër të luftimit të pandemisë COVID-19, përfshirë lëshimin e autobusëve urbanë e ndër urban

Kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar për rregullat që duhet ndjekur të gjithë qytetarët që do t’u duhet të lëvizin me transportin publik-urban në kryeqytet.

Ndër të tjerash Ahmeti tha se do të lejohen maksimalisht 20 udhëtarë dhe assesi s’do të lejohet hyrja pa maska.

Nesër rifillon transporti publik, por me rregulla: numri maksimal i udhëtarëve ve për autobus – 20, nuk lejohet me hy në autobus pa maska, udhëtarët duhet ta kenë vërtetimin që janë në punë te org. e komp. që janë të lejuara ose të jenë në orarin e tyre të daljes – do të ketë kontrolle të policisë”, ka shkruar ai në Facebook.

Në fazën e dytë fillojnë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë do të fillojnë punën edhe:

Tregtia me pakicë (plotësisht),
Dentistët dhe Fizioterapeutët,
Floktarët dhe Sallonet e ondulimit,
Tregu i Gjelbër,
Gastronomia (merre me vete),
Transporti Hekurudhor,
Qendrat e thirrjeve (me listat e stafit esencial),
Hapja e Muzeve dhe Galerive.

Exit mobile version