Site icon Prishtinapress

Ahmeti: Së shpejti ndërtohet Qendra e parë për Autizëm dhe Sindrom Down (Foto)

Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti ka bërë të ditur se së shpejti do të bëhet ndërtimi i Qendrës së Parë për Autizëm dhe Sindrom Down.

Ahmeti ka theksuar se kjo do të bëhet në marrëveshje me TIKA-në që do të nënshkruajnë së shpejti komuna dhe shoqatat.

Ky është postimi i plotë:

Në marrëveshjen me TIKA që do ta nënshkruajmë së shpejti, Komuna&Shoqatat dhe TIKA do të bashkëfinancojnë ndërtimin e Qendres per Autizem dhe Sindromën Down. Kjo do të jetë Qendra e parë dhe e vetme në Kosovë.

Exit mobile version