3.3 C
New York
Friday, November 22, 2024

Buy now

spot_img

Ahmeti reagon pasi Zemaj vendosi Mitrovicën si zonë e verdhë përkundër numrit të konsiderueshëm me COVID-19

Pas lajmit që Mitrovica Jugore, nuk do të ketë masa të orës policore përkundër që konsiderohet zonë e përhapjes së coronavirusit, ka reaguar i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Përmes një shkrimi në Facebook, Ahmeti e ka quajtur “çështje negociatash dhe bindjesh”, vendimin e Zemajt, pasi citoi Bahtirin duke thënë se “kemi bind që nuk duhet të jemi në zonën e kuqe”.

“Mitrovica e Jugut është në zonën e kuqe por pas takimit të kryetarit Bahtiri me Ministrin Zemaj janë dakorduar që edhe këtë javë të mbetet e verdhë sepse sipas Bahtirit “e kemi bind që nuk duhet të jemi në zonën e kuqe”. Dmth çështje negociatash dhe bindjesh! P.S. Urime Mitrovicë”, ka shkruar Ahmeti.

Ndryshe, vendimi për të mos e konsideruar Mitrovicën “zonë e kuqe”, erdhi pas takimit të Bahtirit me Zemajn.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles