5.2 C
New York
Thursday, December 5, 2024

Buy now

spot_img

Ahmeti: Nuk jam i sigurt nëse taksa mund të mbahet deri në fund

Bashkëkryesuesi i ekipit të dialogut me Serbinë, Shpend Ahmeti ka thënë se ai është për mbajtjen e taksës, por nuk është i sigurt nëse taksa mund të mbahet deri në fund.

Ahmeti, në RTV Dukagjini ka thënë se ai është kundër heqjes së taksë pa kushte.

“Jam edhe si PSD edhe si delegacion eja të shohim sa mund të mbajmë taksën. Por nuk jam i sigurt nëse mundemi ta mbajmë deri në fund. Propozimi ynë edhe si PSD ka qenë që t’i vendosim Serbisë një listë me kushte”.

Bashkëkryesuesi i ekipit të dialogut me Serbinë ka thënë se nëse taksa mund të mbahet do të përdorej në negociata.

“Taksa do të duhej të ishte në letër si pjesë e dialogut me Serbinë,  në mënyrë që Kosova të përfitoj më shumë në negociata”.

I pari i PSD-së ka thënë se tregu i Kosovës nuk mund t’i jepet falas Serbisë.

“Pas gjithë ofensivës që Serbia ka bërë ndaj Kosovës, tash ne t’i lejojmë asaj të vjen të bëj treg në territorin tonë?!”.

Bashkëkryesuesi i ekipit të dialogut me Serbinë ka thënë se Thaçi dhe Haradinaj duhet t’i unifikojnë qëndrimet sa i përket taksës.

“Nuk bëhesh antiamerikan nëse thuash se nuk e heq taksën. Por duhet të kuptojmë se edhe Amerika ka interesa. Amerika po thotë se interesi i tyre është që të ketë marrëveshje Kosovë – Serbi”, tha ndër të tjera Shpend Ahmeti.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles