Pas konfirmim të një rasti të ri në Prishtinë me COVID-19, ka folur Shpend Ahmeti.
Kreu i Prishtinës ka thënë se nga 58 teste është lajm i mirë që vetëm një person është me virus.
“Nga përafërsisht 200 teste, 14 raste të reja në Kosovë. Nga 58 teste në Prishtinë, 1 rast i ri. Me ju tregu të drejtën, ishim në ankth se do të jetë numër më i madh, për shkak të rasteve dje”, thotë Ahmeti.
Ai shpreson të mos ketë përhapje të rasteve të reja.
Ndërkaq thotë se ende nuk është fituar lufta kundër pandemisë.
“Tani natyrisht vetizolim për të testuarit deri ta kalojnë edhe periudhën e inkubimit.
Shpresojmë ta ndalim përhapjen e rasteve dje jo veç në Prishtinë por në krejt Kosovën. Virusin ende nuk e kemi mund përfundimisht”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e tij në Facebook.