Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se nesër dhe pasnesër do të kufizohet lëvizja e automjeteve prej udhëkryqit të Taukbahqes, derisa u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos dalin në Gërmi, meqenëse është rrezik i panevojshëm.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Ameti ka thënë se ky kufizim është i domosdoshëm, pas situatës së krijuar nga koronavirusi.
“Nesër do të jetë mot i mirë, deri në 20 gradë. E kuptoj nevojën e njerëzve me dal në Gërmi në natyrë por kjo është rrezik i panevojshëm. Nesër dhe pasnesër, kemi kufizuar lëvizjen e automjeteve prej udhëkryqit të Taukbahqes, përveç për banorë. Shumë kërkojml falje për këtë kufizim por është i domosdoshëm. Edhe Trafiku Urban do të funksionojë vetëm deri te udhëkryqi”, ka shkruar Ahmeti.