E gjithë kjo falë këngëve të mrekullueshme të këngëtarit Sabri Fejzullahu. Fejzullahu këndoi në Stadiumin ‘Fadil Vokrri’ , e zëri i tij u dëgjua anembanë.
Pas kësaj, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti tha se përmes këtij koncerti pati lot, emocione, kënaqësi, por mbi të gjitha ngritje morali, solidariteti e shpresë, transmeton Indeksonline.
“Axha Sabri, sonte e gjithmonë Prishtina të ka në zemër! E ty Prishtinë veç dashni. #rriNshpi”, shkroi Ahmeti.
