24.7 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Ahmeti: Furrat, qebaptoret dhe bizneset tjera që janë mikse, kanë të drejtë të shesin por jo të shërbejnë në tavolina

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se edhe sot distanca sociale po funksionon më mirë se që kanë pritur.

I pari i Prishtinës ka falënderuar qytetarët që po i zbatojnë rekomandimet për vetë izolim.

“Edhe sot distanca sociale po funksionon më mirë se që kemi pritur. Faleminderit Prishtinë! Jeta vazhdon, nuk bllokohet çdo gjë, furnizime ka, daljet e panevojshme reduktohen. Ne jemi në punë që të sigurohemi që ata që nuk kanë nevojë me dal nuk dalin”,ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Tutje Ahmeti ka treguar se lokalet dhe bizneset që janë mikse/ ushqim dhe shërbim lejohet vetëm të shesin.

Ai ka shtuar se furrat, qebaptoret etj kanë të drejtë vetëm të shesin e jo të shërbejnë në tavolina.

“Lokalet dhe bizneset që janë mikse/ushqim edhe shërbim lejohet vetëm të shesin. Pra furrat, qebaptoret, etj kanë të drejtë vetëm të shesin por jo edhe të shërbejnë (në tavolina). Duhet të ruhet distanca dhe radhët jashta lokalit. Delivery, takeaway lejohet”, shkruan Ahmeti.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles