Site icon Prishtinapress

Ahmeti: Është koha që të hiqet karantina, orari i lëvizjes, faza e dytë nuk ka kuptim te zgjas dy javë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti po kërkon që të masat e vendosur të rishikohen në përputhje me situatën e krijuar nga COVID-19.

Përmes një postimi në Facebook Ahmeti ka thënë se është koha që Kosova të intensifikojë rihapjen dhe të veprojë sipas situatës epidemiologjike..

“Kemi qenë të parët që kemi kërkuar masat restriktive me 6 mars dhe kemi pas të drejtë. Sot, po kërkojmë që masat të rishikohen në përputhje me situatën. Nuk jam mjek, por këto masa tashmë nuk janë në përputhje me situatën, dhe për më keq nuk po respektohen nga qytetarët – e besa as që ka mundësi të zbatohen nga policia e inspektorët”, thotë Ahmeti.

Ai thotë se është koha që Kosova të intensifikojë rihapjen dhe të veprojë sipas situatës epidemiologjike.

Fokusi i masave duhet të jetë:

– Mbrojtja e personave të rrezikuar nga sëmundjet kronike dhe ata të moshës mbi 60 vjet;

– Izolimi i rasteve pozitive dhe kontakteve potenciale;

– Rregullat për hapësirat e mbyllura, posaçërisht në gastronomi;

– Rihapja e çerdheve dhe rihapja graduale e shkollave (klasat 1-5 fillimisht);

– Maskat si mbrojtja primare nga një shpërthim eventual;

– Të hiqen oraret e lëvizjes;

– Të hiqet karantina nga Qendra e Studentëve dhe të kthehemi në vetizolim detyrues;

– Të hapen kufijtë me shtetet që nuk kanë krizë epidemiologjike me prioritet Shqipërinë.

Faza e dytë nuk ka kuptim te zgjas dy jave.

Humbjet ekonomike tashmë janë shumë të mëdha. Do te na duhen ide kreative për tu përballë me humbjet që do të zgjat me muaj.

Ndërsa ne si komuna duhet shpejt të lëvizim drejt qyteteve më të pastra me më pak kerre e më pak ndotje.

Tash koha te merremi me pasoja.

#jemiPRcdonjerin

#shpiPRkrejt

Exit mobile version