2.1 C
New York
Tuesday, December 3, 2024

Buy now

spot_img

Ahmeti: Asnjë zyrtar i shtetit s’mund të marrë vizë të Amerikës pa e hequr taksën

Bashkëkryesuesi i ekipit të dialogut me Serbinë, Shpend Ahmeti ka thënë se qëndrimi i bashkësisë ndërkombëtare është unik, ata duan suspendim të taksës.

Ahmeti, në RTV Dukagjini ka thënë se Amerika ka kërkuar heqjen e taksës ndërsa kryeministri Haradinaj ka qenë kundër largimit të kësaj takse.

Ai ka thënë se deri më tani nga Amerika ka pasur kërkesa miqësore, dhe se nuk beson se ata do të vendosin sanksione ndaj Kosovës.

“Ambasadori Kosnet tha se ne me Kosovën jemi miq, por kërkojmë nga ju që të na dëgjoni sepse kjo ka të bëj edhe me interesat e Amerikës. Nuk ka ardhur koha e kërcënimeve”, tha ai.

Kryetari i PSD-së ka thënë se Amerika tashmë e ka dhënë paralajmërimin e saj pasi u ka ndaluar të gjithë zyrtarëve nga Kosova të udhëtojnë për në SHBA.

“Hapi i parë që ka marrë Amerika është se nuk jep më viza për zyrtarët e Kosovës, qoftë nga pozita apo opozita, deputetë…Nuk e kisha quajt vendim formal. Megjithatë po thonë se ma mirë mos lypni të shkoni në Amerikë sepse nuk duam t’iu refuzojmë, por e kemi si vendim dhe qëndrim se pa u pezulluar kjo taksë nuk mundeni të vini në SHBA”.
Ahmeti ka thënë se nuk është se politikanët do të mbesin keq pa shkuar në Amerikë, por duan që kjo e fundit ta kuptojë Kosovën.

“ Duhet t’u bëjmë një kërkesë të sinqertë Amerikës: të kthehemi në bisedime pa kushte”, tha ndër të tjera Shpend Ahmeti.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles