3.6 C
New York
Friday, November 22, 2024

Buy now

spot_img

Ahmeti: 15 raste aktive me coronavirus në Prishtinë – në fazën e relaksimit, fokusi të jetë pajisja me maska e dorëza

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka bërë të ditur se në Prishtinë janë 15 raste aktive me COVID-19, të cilët sipas tij janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Ahmeti këtë njoftim e bëri përmes një postimi në Facebook, pak kohë pasi Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike bëri të ditur se tre personat që u konfirmuan sonte pozitiv për COVID-19 janë nga Prishtina.

Kryetari i Prishtinës tha po ashtu se të tre këta persona janë anëtarët e familjes së rastit të djeshëm, pra janë raste kontakti.

“3 raste te reja në Prishtinë, e që është familja e rastit dje. Në këtë fazë të relaksimit, fokusi duhet të jetë në pajisjet si maskat e edhe dorëzat. Sot në Prishtinë i kemi gjithsejt 15 raste aktive, të gjitha në gjendje të mirë”, shkruan Ahmeti.

Ndryshe, IKSHPK ka bërë të ditur se sot më 18 maj 2020 janë testuar gjithsej 200 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren dhe janë konfirmuar tre raste me SARS-CoV-2.

Sipas IKSHPK-së, rastet pozitive janë raste kontakti nga komuna e Prishtinës tri raste. Ndërsa janë shëruar 18 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 754 raste.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles