Site icon Prishtinapress

Aheng familjar e të shtëna me armë në situatë pandemie në Vushtrri

Është arrestuar një person i dyshuar në Vushtrri pasi që gjatë një ahengu familjarë në shtëpinë e tij janë takuar 12 persona, nuk e ka respektuar vendimin e lëshuar nga Qeveria e R. Kosovës.

Poashtu gjatë këtij ahengu pati edhe të shtëna me armë zjarri, ku më pas policia gjeti dhe sekuestroi një pistoletë me 14 copë fishekë dhe dy gëzhoja.

I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Exit mobile version