6.2 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

AGK: Vetëvendosje po linçon drejtuesit e RTK-së, inkurajon për ndjekje ligjore

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës përmes një reagimi ka thënë se “e kundërshton fushatën linçuese të subjektit politik Vetëvendosje ndaj drejtorit të transmetuesit publik, Mentor Shala dhe kryeredaktorit Ridvan Berisha”.

“Fatkeqësisht ky subjekt opozitar që synon të vijë në pushtet, prej muajsh linçon publikisht drejtuesit e RTK-së. Ne kemi pritur që Vetëvendosje të reflektonte pas disa gabimeve që ka bërë muajt e fundit duke akuzuar, linçuar dhe kërcënuar gazetarë”, thuhet në reagimin e AGK-së.

Sipas AGK-së, kjo sjellje më së paku i ka hije një subjekti politik që mëton të promovojë Lirinë e Shprehjes dhe Mediave në Kosovë.

“Ne kërkojmë nga Vetëvendosja që të ndalë këtë formë të linçimit dhe akuzave ndaj drejtuesve të RTK-së duke inkurajuar këtë subjekt politik që t’ju drejtohet organeve kompetente nëse pretendon se ka fakte për atë që thotë. Po ashtu inkurajojmë edhe dy kolegët Shala e Berisha që të fillojnë ndjekjen e rrugëve ligjore në lidhje me këtë rast”, përfundon reagimi.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles