12.9 C
New York
Thursday, November 21, 2024

Buy now

spot_img

Agjentët e FSB-së ruse që kishin helmuar Alexei Navalnyn kishin tentuar ta vrisnin gazetarin Dimitry Bykov

Oficerët e Shërbimit rus të Sigurisë (FSB) të cilët dyshohet që kishin helmuar opozitarin Alexei Navalny, para se ta helmonin e kishin përcjellë për rreth një vit gazetarin edhe poetin rus Dimitry Bykov.

Kjo u bë e ditur nga gazetarët hulumtues të Bellingcat, të cilët kishin zbuluar që oficerët e FSB-së ruse, Vladimir Panyaev dhe Valery Sukharev kishin filluar ta përcjellin Bykovin, në maj të vitit 2018, ku ai kishte fluturuar për në Ufa. Gjatë fluturimit Vladimir Panyaev kishte shfrytëzuar pasaportën me identitetin e tij të vërtetë, ndërsa Valery Sukharev kishte shfrytëzuar pasaportën në emër të Nikolai Gorokhov.

Sipas gazetarëve, përcjellja gjatë fluturimeve të poetit rus kishte ndodhur edhe me 17 nëntor 2018 dhe më pas në prill 2019, gjatë fluturimit të tij për Rostov.

Fluturimi tjetër i Bykov ishte me 13 prill 2019 për Novosibirski. Sipas gruas së tij, edhe pse ai nuk ishte pajtuar që të fluturoj atë ditë, organizatorët e kishin planifikuar shkuarjen e Bykov në Novosibirski, duke insistuan që ai të shkoj po atë ditë, duke ja siguruar edhe biletën e aeroplanit në klasën e biznesit si dhe dhomën në Hotelin Domina.

Panyaev nga Departamenti i Dytë i FSB-së dhe Osipov nga Departamenti i Laboratorit, kishin shkuar në Novosibiski një natë më herët, duke përdorë identitetet të rreme, Vladimir Alekseev dhe Ivan Spiridonov. Agjentët e FSB-së kishin shkuar më herë me qëllim që të futeshin në dhomën e rezervuar më parë, për t’i futur substancë helmuese në rrobat e brendshme.

Gazetari dhe shkrimtari rus Dimitry Bykov

Dy ditët e para të qëndrimit në hotel, më 14 dhe 15 prill, Bykov me shëndet ndihet mirë, pasi që nuk i kishte veshur ende rrobat e brendshme të helmuara. Ditën e tretë, pra më 16 prill, ai nuk ndihet mirë dhe në atë gjendje shkon në Aeroport për të fluturuar për në Ufa, ku duhej të mbante një ligjëratë.

Si pasoj e keqësimit të gjendjes shëndetësore me të arritur në Ufa, Bykov dërgohet në spital ku qëndron deri me 18 prill, ku për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore këshilli i mjekësve rekomandojnë që të dërgohet në Moskë.

Gazeta ruse “Novaya Gazeta” për të cilën punonte Bykov, ja paguan aeroplanin dhe e dërgon në Moskë për shërim, ku vetëm më 22 prill i kthehet vetëdija dhe fillon të marr frymë pa ndihmën e aparatit.

Simptomat e helmimit të Bykovit janë të ngjashme me ato të Alexei Navalny i cili është vërtetuar se është helmuar me helmin ushtarak Novichok. Të gjithë mjeket që janë kontaktuar dhe janë pyetur për helmimin e Bykovit, kanë thënë se simptomat e helmimit të tij nuk mundet t’i shkaktoj asnjë arsye natyrore, pra aludohet se duhet të jetë helmim laboratorik.

Kush është Dimitry Bykov?

Dimitry Bykov është shkrimtarë dhe gazetarë i njohur rus. Ai shpesh shkruan poezi satirike që si temë kanë pushtetin e Vladimir Putinit. Bykov njihet si kritik i hapur i Qeverisë ruse dhe Kremlinit, ku dy herë kishte refuzuar ftesën personale për t’u takuar me presidentin rus.

Gjatë zgjedhjeve për Këshillin Koordinues Opozitarë rusë në vitin 2012 kishte marrë vota duke u renditur si i dyti pas Alexei Navalnyt.

Në vitin 2013, Bykov kishte akuzuar Evgeny Prigozhin, i njohur si “kuzhinieri i Putin” dhe financuesin e paramilitarëve të Wagner se po përpiqet që ta diskreditoj.

Bykov kishte kundërshtuar okupimin e Krimesë nga Rusia dhe ndërhyrjen ruse në Ukrainën Lindore.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles