Disa fshatra të Komunës sê Podujevës vazhdojnë të mbesin të bllokuara. Ndërkohë kryetari i Podujevës, Agim Veliu po gjen kohë të realizoj foto para eskavatorëve.
Në një postim në Facebook, Veliu ka shkruar se kompanitë janë vazhdimisht në terren duke bërë hapjen e rrugëve, shkruan Indeksonline.
Por njësoj nuk po thonë qytetarët të cilët janë shprehur të mllefosur me këtë fotografi, duke i kërkuar përgjegjësi për fshatrat e bllokuara.

Ndërkohë disa lagje në fshatin Batllavë vazhdojnë të mbesin të bllokuara. E njejta nuk do të ndodhte sikur kompanitë për të cilat flet Veliu të operonin në terren.
Në këtë postim qytetarët i kanë treguar edhe për fshatrat që kanë mbetur të bllokuara si Llugë, Dyz, Shajkofc, ndër to është edhe fshati Konushevc, ku fotografinë mund ta shihni më poshtë).

Indeksonline gjatë ditës ka raportuar për bllokime të shumë fshatrave në këtë pjesë.
Indeksonline do të iu mbaj të informuar gjatë gjithë ditës me gjendjen në terren.