Site icon Prishtinapress

Agim Bahtiri: Shihemi në zgjedhjet e reja, të cilat do t’ia tregojnë vendin secilit

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje,  njëherësh kryetar i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka reaguar pas rrëzimit të Qeverisë Kurti.

Bahtiri deklaroi se Albin Kurti e ka mbrojtur Kosovën dhe se mandatin nuk mund t’ia marr askush.

Agim Bahtiri tha ndër të tjerash se ata që u bashkuan me PAN-in do të turpërohen për veprimet e tyre në këtë kohë të emergjencës shëndetësore, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:

Kryeministri Albin Kurti e ka mbrojtur dhe do ta mbroj Kosovën, ka punuar dhe do të punoj për Kosovën ditë e natë.

Mandatin e popullit nuk mundet t’ia merr askush, ndërsa ata që bashkuan me PAN-in do të turpërohen për veprimin e tyre në këtë kohë të emergjencës shëndetësore, kur Kosova dhe gjithë bota po luftojnë me koronavirusin COVID-19.

Falenderime dhe respekt për znj. Vjosa Osmani dhe dy deputetët tjerë të LDK-së, që i qendruan besnik mandatit të marrë nga qytetarët në zgjedhjet e 6 tetorit.

Shihemi në zgjedhjet e reja, të cilat do t’ia tregojnë vendin secilit.

AB

Exit mobile version