4.1 C
New York
Friday, November 22, 2024

Buy now

spot_img

Agim Aliu jep detaje për arrestimin e 12 personave

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, ka dhënë detaje për arrestimin e 12 personave, për të cilët njoftoi sot Prokuroria Themelore e Ferizajt.

Aliu tha se ky është aksioni më serioz për ruajtjen e pyjeve dhe maleve të Komunës së Ferizajt.

“Në koordinim të Komunës së Ferizajt dhe insitucionet e rendit janë arrestuar 12 persona, prej tyre 8 janë zyrtarë të Komunës së Ferizajt, 5 janë rojtarë dhe 3 janë teknikë të pylltarisë. Kjo është dëshmia më e mirë që ne jemi të pakompromis dhe lufta do të jetë e pakompromis ndaj cilitdo zyrtar, ndaj pasurisë së shtetit”, tha Aliu në konferencë.

Ndryshe, Prokuroria Themelore e Ferizajt njoftou sot se në muajin tetor 2020, nga një sinjalizues i Institucionit të Komunës së Ferizajt, ka pranuar informacione se është duke u kryer vepra penale e “Keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414  si dhe “Marrja e ryshfetit “ nga neni 421 dhe “Dhënia e Ryshfetit” nga neni 422, nga zyrtarët e Drejtorisë për Bujqësi dhe Pylltari në komunën e Ferizajt.

“Ndërsa, pas vlerësimit të këtij informacioni, Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, së bashku me Drejtorinë e Krimeve Ekonomike në Prishtinë dhe Njësinë e Krimeve Ekonomike në Ferizaj, Prokuroria ka konsideruar se duhet te aplikohen masat e fshehta teknike të vëzhgimit dhe hetimit.

Ndersa, pas aplikimit të këtyre masave disa mujore, sot më 15 Prill 2020, janë arrestuar 12 persona të dyshuar, në mesin e  tyre katër (4) teknik të pylltarisë, katër (4) rojtar të pyjeve si dhe katër (4) qytetar nga komuna e Ferizajt, ndaj të cilëve i’u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, brenda afatit ligjor, ndaj të njëjtëve, do të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Kompetente në Ferizaj”, është thënë në njoftimin e tyre.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles