21.9 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Agim Ademi dhe Eroll Salihu te vetmuar ne UEFA, askush nuk del në foto me ta

Agim Ademi kishte deklaruar se ka mbështetje ne UEFA por si duket gjerat kanë ndryshuar pas dënimit te tij nga gjykata me 9 muaj burg efektiv.

Ne disa deklarime të mëhershme ai kishte paralajmëruar se do të ketë takime të rëndësishme ne zyrat e UEFA-së për te marrë mbështetje, por pavarësisht se në një postim që FFK ka bere për këto “takime dhe përkrahje”, në foto të ilustruar shihet vetëm Agim Ademi me Eroll Salihun por jo edhe ndonjë zyrtar me rendësi i UEFA-së.

Në këtë komunikate thuhet se ata janë takuar me Zoran Laković qe është kryetari Asociacionit të Kombëtareve. ( i ardhur aty nga federata e futbollit të Serbisë).

Agim Ademin nuk e ka pritur kryetari i UEAF-së Aleksander Ceferin dhe asnjë nga nënkryetarët e UEFA-së apo sekretari i UEFA-SË Teodor Teodoris.

FaktePlus ka kontaktuar me zyrtaret e UEFA permes telefonit, dhe në pyetjen tonë për takimet dhe se a e përkrahin kryetarin Ademi, zyrtari nuk deshi të prononcohen, por tha që këto pyetje t’iu dërgohen me email, gjë të cilën ne e kemi bërë dhe ende skemi përgjigje.

Pas këtij injorimi nga UEFA Agim Ademi do te duhej te reflektonte seriozisht ne interes te futbollit te Kosovës dhe te jepte dorëheqje, sepse Federata e Futbollit të Kosovës është me e madhe se çdo njeri nga ne.

FFK po funksionon edhe pa legjendën Fadil Vokrri, do te funksionoj edhe pa Agim Ademin edhe çdo njërin nga ne. Prandaj është me rendësi te ruhet reputacioni i mire i futbollit të Kosovës i cili nuk mund te udhëhiqet nga një person i dënuar me 9 muaj burg. Pas injorimit qe ju bë Agim Ademi ne UEFA do te duhej te reagonte edhe MKRS.

“Presidenti Agim Ademi dhe sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu, po qëndrojnë në selinë e UEFA-s me ftesë të drejtorit të federatave kombëtare, Zoran Lakovic, ku dje dhe sot kanë zhvilluar takime të shumta për realizimin e projekteve të reja në kuadër të strategjisë së re.

Gjatë këtyre takimeve me zyrtarët e UEFA-s u diskutuan projektet me prioritet për FFK-në, me ç’rast u mor përkrahja e plotë për këto projekte. Po ashtu, zyrtarët e UEFA-s u njoftuan për gjendjen aktuale në FFK, me ç’rast ata u informuan për gjithçka që ka ndodhur kohët e fundit. Përveç shqetësimit të tyre për rastin që ka ndodhë, zyrtarët e UEFA-s u zotuan se presidenti i FFK-së dhe Komiteti Ekzekutiv e kanë përkrahjen e vazhdueshme dhe e presin verdiktin e fundit të drejtësisë, duke shpresuar që çështja do të zgjidhet drejtë, në mënyrë që FFK-ja të vazhdojë rrugën e saj të suksesit”, thuhet në njoftimin e sotëm të Federatës së Futbollit të Kosovës.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles