Afati i fundit për legalizimin e armëve është 17 shtatori, në të kundërtën pason dënimi me gjobë dhe deri në 10 vjet burg

0
18

Policia e Kosovës përmes një videoje të publikuar ka informuar qytetarët se 17 shtatori është afati i fundit kur mund të legalizojnë armën.

Në këtë video thuhet se për mos legalizim të armës dënimi është deri në 7500 euro, deri në 10 vjet burg, përcjell Telegrafi.

Policia ka bërë thirrje që të aplikohet për legalizim të armës në stacionin më të afërt policor ku nga aty arma do të dërgohet në kontroll teknik tek kompania e licencuar nga MPB.

Kurse përdoruesit e armëve do të hyjnë në trajnim për përdorim dhe mirëmbajtje të armës në mënyrë të sigurt.