Site icon Prishtinapress

Aderimet në parti, prurje të reja intelektuale apo pjesë e fushatës

Ndonëse data e zgjedhjeve nuk është shpallur ende, aderimet tashmë kanë filluar të ndodhin në subjekte politike. Njohësit e çështjeve politike thënë se aderimet janë strategji për të fituar elektorat.

Zakonisht para zgjedhjeve janë bërë të paevitueshme aderimet e ndryshme në parti politike. Kalimet nga bota e artit në parti, nga mediat në parti apo edhe shoqëria civile në parti ishin trend në zgjedhjet e kaluara.

Bekim Kabashi thotë se aderimet tashmë janë bërë të zakonshme dhe subjektet e përdorin këtë për të fituar më shumë  vota.

“Aderimet para zgjedhjeve janë bërë të zakonshme. Çdo herë para zgjedhjeve pritet të ketë aderime. Me afrimin e zgjedhjeve pritet të ketë më shumë aderime, pasi kjo është një strategji e partive politike sikur ato kanë një ofertë të gjerë dhe që tërheqin njerëz që bartin një personalitet të rëndësishme”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Bekim Kabashi.

Ndërsa ligjëruesi në Katedrën e Gazetarisë, Faton Ismajli tha se aderimet që kanë ndodhur edhe parë, janë persona që kanë mbrojtur publikisht qëndrimet e partive ku aderojnë.

“Pjesa më e madhe e aderimeve që kanë ndodhur dhe po ndodhin edhe tash, janë aderime që kanë mbrojtur publikisht qëndrimet e partisë. Tani ata persona vetëm se po zyrtarizohen dhe po hyjnë në strukturat partiake”, deklaroi Faton Ismajli.

Faza e aderimeve besohet se ka nisur me kalimin e ish-këshilltarit të Isa Mustafës, Faton Abdullahu  në PDK./Telegrafi/

Exit mobile version