Site icon Prishtinapress

Abrashi – opozitës: Nuk reaguat kur u fyen Vjosa Osmani, Adelina Grainca e Albena Reshitaj

Deptueti i LVV-së, Artan Abrashi ka thënë në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ka përmendur rastet kur gratë janë fyer e për të njëjtat nuk kanë reaguar deputetët e partive të opozitës.

Abrashi ka thënë në seancën e sotme se ndaj presidentes Vjosa Osmani është përdorur një gjuhë e ulët, në shtëpinë e deputetes Adelina Grainca janë bërë grafitë me gjuhë fyese ndërsa, deputetes Albena Reshitaj iu është bërë presion të ndryshojë qëndrimet e saj.

“Ndaj presidentes së Kosovës u përdor një gjuhë e ulët, në muret e shtëpisë së familjes së deputets Adelina Grainca u shkruajtën grafite me fjalë fyese, kishte edhe presione ndaj grave që të ndryshojnë qëndrimet e tyre”, ka thënë ai.

Abrashi tha se njejtë nuk është reaguar kur deputeti Haxhi Shala kaloi nga Nisma në AAK.

“Deputetet e opozitës nuk I dënuan ato, po të njejtët nuk reaguan në rastet e deputetëve burra. Nuk reaguan kur Haxhi Shala nga Nisma kaloi në AAK, por reaguan për gratë, akoma nuk janë çliruar nga mentaliteti i mykur e patriarkal”, tha ai.

“Të nderuar deputetë, problemet tua partiake, mungesa e hapësirës brenda hapësirë, nuk mund t’i mbuloni përmes degradimit të personaliteteve të njeritu. Dëshprimi nga humbja që e pësuat në zgjedhje, e sulmet e egra ndaj LVV-së bëni sa të doni, nuk na bëjnë përshtypje, por, aman distancojuni nga casjet e tilla primitive”, tha Abrashi.

Exit mobile version