Site icon Prishtinapress

Abrashi: Nuk besoj që do të kemi zgjedhje, mund të propozohet Qeveri e Unitetit ose zgjidhje tjera

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arban Abrashi ka folur për takimet që ka zhvilluar sot kryetari i LDK-së, Isa Mustafa me liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj dhe atë të Nismës, Fatmir Limaj.

Abrashi ka thënë se në këto takime ka pasur bisedime për gjendjen e përgjithshme dhe sfidat që na presin.

“Bisedime për gjendjen në të cilën jemi, presioni për heqjen e tarifës, pandemia dhe normalisht dialogu që na pret në vazhdim. Ka marrë qëndrime pozitive edhe nga z.Haradinaj edhe nga Limaj për mocionin”, ka thënë Arbashi, transmeton Telegrafi.

Abrashi ka shtuar se me PDK-në nuk kanë pasur ndonjë kontakt, nuk beson se do të ketë ndonjë takim.

“Me z.Pacollin besoj do të flas z.Mustafa sot në telefon”, u shpreh Abrashi.

Ai shtoi se mocioni i mosbesimit nuk po bëhet me dëshirën e LDK-së, por shkaku i marrëveshjes të cilën e ka shkelur kryeministri Albin Kurti.

Abrashi theksoi se nuk beson se do të ketë nevojë për shkuarje në zgjedhje.

“Shpresoj se nuk do të kemi nevojë të shkojmë në zgjedhje. Duhet të gjendjet një zgjedhje kreative për të zgjidhur këtë. Dje ka pas anëtar që kanë propozuar Qeveri të Uniteti, e zgjidhje të tjera. E para është që ne të premten, do të thotë nesër do të dërgojmë sinjale që nuk jemi pjesë e një Qeverie anti-amerikane”, tha Abrashi.

Exit mobile version