10.2 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Abrashi: Kurti po beson se mund ta shkatërrojë LDK-në duke e përçarë atë

Pas vendimit qëmori kryeministri i Kosovës, Albin Kurti për lirimin nga posti i ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliut, nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka pasur shumë reagime.

I fundit është ai i Arban Abrashit, i cili përmes një postimi në Facebook, ka thënë se kryeministri Albin Kurti po tenton ta përçaj nga brenda LDK-në.

Abrashi thotë se Kurti po llogarit në apetitet e disa personave brenda LDK-së, të cilët mund të shohin oportunitet në ngritjen e tyre karrieriste brenda LDK-së,  e në të ardhmen t’I shërbejnë Kurtit.

“Kurti po beson se shkatërrimin e LDK-së, mund t’a bëjë duke përçarë nga brenda LDK-në, pra duke llogaritur në apetitet e disa personave brenda LDK-së të cilët mund të shohin ndonjë oportunitet në ngritjen e tyre karrieriste brenda LDK-së, e që në të ardhmen do t’i shërbejnë atij.”, shkruan ndër të tjera Abrashi.

Ai tha se Kurti nuk ka problem vetëm me Veliun por me LDK-në në Podujevë, duke shtuar në fund se Kurti është kundër gjithë LDK-se pasi LDK-ja po ia pamundërson që Kosova të prishë marrëdhëniet me SHBA-të.

“Sot kundër veprimeve të z.Kurti duhet të ngritën jo vetëm të gjithë antarët e LDK-së, por edhe qytetarët e Kosovës. Kurti sot është kundër LDK-së, pikërisht pasi që është LDK-ja ajo që po ja pa-pamundëson z. Kurti që Kosova të prishë marrëdhëniet me SHBA-të”, shkruan Abrashi.

Postimi i plotë i Abrashit:

“Frikë JO, Kujdes PO

Albin Kurti me veprimin e sotëm të shkarkimit të Ministrit Agim Veliu, edhe njëherë dëshmoi se qëllimi i tij është lufta kundër LDK-së dhe jo lufta kundër kapjes së shtetit.

Ne fillim z. Kurti ishte kundër Presidentit Rugova, por në pamundësi të luftoj figurën e Presidentit Rugova, tash z. Kurti ka zgjedhur të luftoj partinë e tij, pra duke goditur LDK-në.

Lufta e z.Kurtit ndaj LDK vetëm ka ndryshuar formën, është duke u bërë me dinake dhe plot gënjeshtra. Kurti nuk ka problem vetëm me z.Veliu, por ka problem edhe me LDK-në në Podujevë.

Sot Kurti po sulmon LDK ne Podujevë, njejtë nesër do të sulmoj LDK-në në Gjilan, Pejë, çdo kund tjetër. Kurti ka problem me LDK-në, jo veç me personat brenda LDK-së, ashtu siç ka problemet e tij ideologjike me Presidentin Rugova dhe me veprimet shtetndërtuese të LDK-së gjatë gjithë periudhës.

Kurti po beson se shkatërrimin e LDK-së, mund t’a bëjë duke përçarë nga brenda LDK-në, pra duke llogaritur në apetitet e disa personave brenda LDK-së të cilët mund të shohin ndonjë oportunitet në ngritjen e tyre karrieriste brenda LDK-së, e që në të ardhmen do t’i shërbejnë atij.

Prandaj, z. Kurtin e keni dëgjuar me dinakri që një ditë të lavdëron dikend nga LDK-ja, dhe ditën tjeter të sulmoj dikën tjetër. Kjo në fjalë popullor do të ishte e barabartë me “Të vran natën e të qan ditën”

Sot kundër veprimeve të z.Kurti duhet të ngritën jo vetëm të gjithë antarët e LDK-së, por edhe qytetarët e Kosovës. Kurti sot është kundër LDK-së, pikërisht pasi që është LDK-ja ajo që po ja pa-pamundëson z. Kurti që Kosova të prishë marrëdhëniet me SHBA-të

Frikë JO, Kujdes PO”, ka shkruar Abrashi.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles