9.4 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Abrashi: Ka hezitim nga Vetëvendosje për ta marrë postin e Kryeministrit

Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Arban Abrashi, ka thënë se kjo parti dje ka bërë një hap të rëndësishëm drejt krijimit të partneritetit me Lëvizjen Vetëvendosje për ta formuar Qeverinë.

“Dhënia e një ministrie është hap përpara, është diçka që Mustafa e ka ofruar në tavolinë”, ka thënë Abrashi.

Në Info Magazine, Abrashi është shprehur se partneri i mundshëm i tyre në Qeveri, LVV është duke hezituar që ta drejtojë këtë institucion.

“Ka pak hezitim nga Vetëvendosje për ta marrë zyrën e KM. Është mendim i imi personal. Dialogu mund të ndodhë se është një frikë. Ka elemente të tjera që ka hezitim”.

“Shpresoj që të kemi lëvizje pozitive sepse qytetari i ka zgjedh këto parti dhe ato duhet ta marrin barrën dhe të ofrojnë zgjidhje për ta – formimin e Qeverisë. LDK në secilin projekt pozitiv që ka ndodhur në Kosovë ka hise, nga qeveria e parë, pavarësia… ka merita. Si LDK kemi treguar se nuk u frikohemi proceseve të mëdha. Nuk frikohemi si LDK në procese të mëdha, si integrimet evropiane, dhe këtë duhet ta dëshmojë secila parti në Kosovë”.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles