8.5 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Abelard Tahiri: Shpend Ahmeti s’ka asnjë meritë për ujin

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Abelard Tahiri, e ka kritikuar kryetarin e komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti se po tenton t’i marrë meritat për ujin.

Tahiri në një postim në rrjetin social Facebook ka shkruar se komuna e Shpend Ahmetit jo vetëm që nuk ka meritë për këtë projekt, por ende i ka borxh KUR Prishtinës gjysmën e fondeve të zotuara, pra 2.5 milionë euro pa dhënë.

Ky është postimi i plotë i Tahirit:

“Është me të vërtetë e mjerë përpjekja e dëshpëruar e kryetarit në ikje të Komunës së Prishtinës për të uzurpuar meritën për furnizimin me ujë 24 h të Prishtinës. Dje ka postuar një lajmërim për pastrimin e gypave dhe sot ka pyetur qytetarët a kanë ujë duke e shitur veten si meritori për këtë furnizim. Kompania Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” që siguron furnizimin me ujë është shoqëri aksionare që përfshin ofrimin e shërbimeve jo vetëm në Prishtinë por edhe në Fushë Kosovë, Obiliq, Shtime, Lipjan, Podujevë , Gllogoc, Graqanicë dhe Vushtrri. Kjo kompani mbulon 40% të popullatës së Kosovës me shërbimet e ujit të pijshëm. Projekti i Ujësjellësit është bërë në kohën e qeverisë së kryeministrit Thaçi dhe kur komuna ishte në dorën e LDK-së në bashkëpunim me bankën gjermane KFW. Për sa i përket investimit bëhet fjalë për 5 milionë euro të qeverisë, 20 milionë kredi, 5 milionë euro grant i Bashkimit Evropian dhe 5 milionë euro investim të Komunës së Prishtinës. Projekti është udhëhequr nga konsulenca gjermane Dorch, ndërsa zbatues Strabag i Austrisë dhe Trema Engineering 2 i Shqipërisë. Komuna e Shpend Ahmetit jo vetëm që nuk ka meritë për këtë projekt, por ende i ka borxh KUR Prishtinës gjysmën e fondeve të zotuara, pra 2.5 milionë euro pa dhënë, ndërkohë që çdo vit është i paaftë të harxhojë buxhetin e komunës duke pasur surplus në buxhet. Për t’jua kujtuar të gjithë qytetarëve, Shpend Ahmeti jo vetëm që nuk ka asnjë gjë të bëj me projektin që sot furnizon qytetin e Prishtinës por ka pasur projekt krejt tjetër për furnizimin e qytetarëve me ujë. Në fushatën zgjedhore të vitit 2013 vizioni i Ahmetit ishte që Prishtina nuk kishte nevojë për fabrikë të re uji. Sipas tij Prishtina kishte mjaftueshëm ujë por thjesht kishte humbje të madhe në rrjet dhe nivel të ulët të faturimit prandaj premtonte që brenda gjashtë muajsh do të zbulonte të gjitha rrjedhjet në rrjet dhe kyçjet ilegale duke dënuar ashpër abuzuesit. Mandej premtonte se nëpërmjet kësaj strategjie do e sanonte sistemin dhe do të siguronte furnizimin e plotë me ujë brenda 24 orë.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles