Site icon Prishtinapress

Abelard Tahiri: Kërkojmë nga Prokuroria të mos bie nën ndikimin e Kryeministrit Kurti

Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka folur në një konferencë për media ka folur në lidhje me dështimin e Qeverisë së Kosovës për sigurimin e vaksinave për qytetarët.

Tahiri theksoi se nga dokumentat e publikuara dje, duket qartë se dështimi është i qëllimshëm.

“PDK-ja është duke ndjekur me shqetësim të madh dështimin e nënshkrimit të kontratës për sigurimin e vaksinave për qytetarët e Kosovës. Dokumentat të cilat janë publikuar dje nga mediumet tona të lira tregojnë një gjë të qartë se ky dështim është i qëllimshëm. Ajo që kemi pa dje nga Ministri Vitia dhe zyrtarë të Qeverisë, arsyetimi i tyre është i paqëndrueshëm. Ne  kërkojmë nga Kryeministri Kurti dhe Ministria Vitia të dalin para qytetarëve të Kosovës, të jenë transparent se pse ka dështu ky  furnizim me vaksina në Kosovë. Qytetarët e Kosovës po vdesin çdo ditë, që kur ka marrë detyrën kjo Qeveri janë 293 vdekje në më pak se një muaj. Dështimi i sugurimit të vaksinës është dështim për të mbrojtur jetët e qytetarëve. Ne kërkojmë sqarim dhe transparencë nga Kryeministri i Republikës së Kosovës në lidhje me këtë dështim të sigurimit të vaksinave. Kërkojmë nga Prokuroria të mos bie nën ndikimin e Kryeministrit Kurti, pra sulmi ndaj mediave të lirë në vendin tonë është i papranueshëm”tha Tahiri.

Exit mobile version