Site icon Prishtinapress

ABDIXHIKU PRET NË TAKIM SHEFIN E ZYRËS DIPLOMATIKE BELGE

Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, të mërkurën (11.03.2020) ka pritur në takim shefin e zyrës diplomatike të Belgjikës në Kosovë, Jean-Louis Servais.

Në këtë takim njoftues, ministri Abdixhiku e informoi përfaqësuesin belg me prioritetet qeveritare në infrastrukturë dhe mjedis. Ai tregoi për vendosmërinë e përfundimit të projekteve infrastrukturore që kanë zgjatur për shumë vite dhe sjelljen e risive në aspektin e ruajtjes së mjedisit. Më tutje, tregoi për vendosmërinë që secili proces në dikasterin që ka marrë në drejtim, ta bëjë me transparencë të plotë.

Servais, i dëshiroi ministrit sukses në punë, ndërsa tha se dëshiron intensifikim të bashkëpunimit mes të dyja vendeve.

Exit mobile version