Site icon Prishtinapress

ABDIXHIKU PRET NË TAKIM AMBASADOREN E FINLANDËS

Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, të mërkurën (19.02.2020), priti në takim ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall.

Abdixhiku dhe Stjernvall diskutuan për mundësitë e përfitimit të Kosovës nga praktikat e mira të shtetit finlandez, sidomos në fushën e mbrojtjes së mjedisit.

Duke e përgëzuar për marrjen e detyrës, ambasadroja shfaqi gadishmërinë e shtetit të saj për t’i ofruar të gjithë ndihmën e nevojshme, Ministrisë së Infrastrukturës dhe Ambientit rreth implementimit të projekteve të parapara nga qeverisja e tanishme.

Exit mobile version