Site icon Prishtinapress

Abdixhiku pranon detyrën në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit

Postin e ministrit të Infrastrukturës dhe Transportit, Lumir Abdixhiku e pranoi sot nga ish-zëvendësministri i MIT, Rexhep Kadriu, i cili kreu detyrën në vend të ish-minitrit Pal Lekaj.

Rexhepi dhe Kadriu gjatë takimit të shkurtër që kishin mes vete, folën për projektet e realizuara deri më tani në MIT.

Po ashtu temë diskutimi ishin edhe projektet që janë në përfundim dhe ato të planifikuara.

Përmes një komunikate për medie, MTI-ja njoftoi se ministri i Lumir Abdixhiku, e falënderoi ish-zëvendësministrin Kadriu lidhur me pritjen dhe punën që është bërë në këtë ministri gjatë mandatit të kaluar, si dhe shtoi se do të mirëpres propozimet dhe idetë e ish – kabinetit në çdo kohë.

Njoftimi i plotë:

Sot në Ministrinë e Infrastrukturës dhe  Transportit, ish-zëvendësministri I MIT, Rexhep Kadriu, në emër të ish-ministrit Pal Lekaj, ia dorëzoi zyrtarisht detyrën e ministrit të Infrastrukturës dhe Transportit, Lumir Abdixhiku.

Në një takim të shkurtër të dy bashkëbiseduesit, biseduan për projektet e realizuara deri më tani në infrastrukturën rrugore në këtë ministri, projektet të cilat janë në përfundim e sipër, si dhe për  projektet të cilat tashmë janë planifikuar.

Ndërsa ministri i Lumir Abdixhiku, e falënderoi ish-zëvendësministrin Kadriu lidhur me pritjen dhe punën që është bërë në këtë ministri gjatë mandatit të kaluar, si dhe shtoi se do të mirëpres propozimet dhe idetë e ish – kabinetit në çdo kohë.​

Exit mobile version